TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, teksa janë helmuar 31 persona në një dasmë. Ata janë shtruar me urgjencë në spitalit mbrëmjen e djeshme, ndërsa po marrin mjekimin.
Drejtori i Spitalit të Elbasanit, Luan Rapi, u shpreh se ata janë helmuar nga ushqimi në një dasmë. Ai bëri të ditur se, 31 janë shtruar në spital, 2 prej të cilëve fëmijë ndërsa 3 raste kanë qenë më delikate dhe janë dërguar për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
8 raste kanë marrë mjekim ambulator pas mesnate. Dyshohet se helmimi ka ardhur nga rostoja por do të jenë analizat që do të përcaktojnë shkaqet