AKTUALITET, 7 Gusht 2018, 11:33

Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht të motrën, prangoset 23-vjeçari nga Durrësi

Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht të motrën, prangoset

Një 28-vjeçare nuk ka duruar më, ndërsa ka denoncuar në policinë e Durrësit të vëllain, pasi ky i fundit e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht atë.

Mësohet se shkak janë bërë motivet e dobëta. Debati ka agravuar deri në dhunë, sipas bluve të qytetit, ndaj edhe 28-vjeçarja ka marrë vendimin e denoncimit.

Ndërsa ndaj saj është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

“Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e  urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen R.G., vjeçe 28, banuese në Durrës, pasi vëllai, shtetasi S.G., vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.”- thuhet në njoftimin e policisë.