AKTUALITET, 7 Gusht 2018, 12:31

Helmimi i dasmorëve në Elbasan, AKU mbyll restorantin: Mungesë e kushteve higjieno-sanitare

Helmimi i dasmorëve në Elbasan, AKU mbyll restorantin: Mungesë e

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku 39 persona u helmuar në një lokal dasmash pas ushqimit që kishin konsumuar, ka ndërhyrë AKU. Pas konstatimit të rastit, inspektorët e AKU i janë drejtuar lokalit ku fundjavën e kaluar u zhvilluan tre dasma, dhe nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se ambientet nuk përmbushnin kushtet higjieno-sanitare.

Sakaq, AKU vendosi mbylljen e restorantit, deri në daljen e analizave për dasmorët e tre dasmave, të cilët përfunduan në spital me dhimbje të forta.

 Rasti konfirmohet edhe nga spitali i Elbasanit, ku mësohet se mes pacientëve të helmuar janë edhe 2 fëmijë.