AKTUALITET, 15 Shtator 2020, 22:15

Tre vrasje brenda ditës, Lleshaj: Jemi të tronditur, por nuk ka panik

Tre vrasje brenda ditës, Lleshaj: Jemi të tronditur, por nuk ka panik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte në emisionin “Open” në TCH ku e cilësoi si një ditë të rëndë këtë të martë pasi janë shënuar tre vrasje. E para ishte ajo e një 33-vjeçari në Rrogozhinë. Më pas një burrë vrau kunatën në Bathore dhe më pas një shpërthim tritoli që çuan buzë vdekjes Pnerd Gjinin.

“Është për të ardhur keq që kemi një ngjarje të tillë. Është ditë e rëndë. Kemi 3 vrasje. Por është një ditë që na trondit, na shqetëson, na vë në lëvizje, por nuk na sposton në panik. Pavarësisht se është diçka aspak e zakontë.

Nuk kam më shumë informacione rreth ngjarjes prandaj nuk mund të jap përgjigje teknike, sepse e kam parimisht jashtë funksionit tim. Di vetëm ato që janë publike. Janë disa ngjarje të pazbardhura,” – tregoi ai.