TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti opozitar, Lefter Maliqi, hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshë, Sandër Lleshja, në lidhje me zhvillimet e fundit në rendin publik në Shqipëri.
Sipas Maliqit, vendi u trondit sot nga tri vrasje dhe atentate brenda 12 oreve.
"Ramziu në jahte e chartera, Lleshaj në bishen BMV, krimi i zë vendin qeverisë në zemer të Kryeqytetit. Dita nisi me ekzekutimin mafioz në Rrogozhinë, pasdreke goditi krimi makabër në Bathore, pak km nga Tirana dhe pasditja u mbyll me atentat me tritol në zemër të kryeqytetit", shkruan Maliqi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Ramziu ne jahte e chartera, Lleshaj ne bishen BMV, krimi i ze vendin qeverise ne zemer te Kryeqytetit
Kryeministri i marre fund ka shkuar ne Greqi te fale detin, ndersa Shqiperine po e merr lumi...
Vendi u trondit sot nga 3 vrasje e atentate brenda 12 oreve. Dita nisi me ekzekutimin mafioz ne Rrogozhine, pasdreke goditi krimi makaber ne Bathore, pak km nga Tirana dhe pasditja u mbyll me atentat me tritol ne zemer te kryeqytetit.
Gjate shperthimit, u plagos edhe nje kalimtar i rastit, shtetas italian, dhe i vjen inat Ramziut kur te huajt kane frike te vijne ne Shqiperi.
Pamjet e para pak minutave nga shperthimi i makines ne ecje te 'Vasil Shanto', i ngjanin Kabulit, ndersa zhurma e shperthimit zgjoi te madh e te vogel nga shtepite aty prane. Ketu nuk ka me rend e siguri, vendi eshte kthyer ne Siri.
Atentati ne mes te Tiranes, seria e radhes e serialit te ekzekutimeve mes bandave qe i kane rrenjet deri ne vete strukturat e Policise se Shtetit, dhe kjo e fundit thjesht ben statistikat dhe nuk ka kellqe te sillet sic ja imponon uniforma.
Cfare po ndodh ne kete vend?! Ministri i Brendshem e ka mendjen dhe sa muaj do jete ne qeveri, apo ku ta beje xhiron e radhes me 'bishen' 150 mije euroshe.
Duke e ditur humbjen e madhe qe i pret, kjo qeveri e marre fund e ka leshuar vendin ne dore te krimit e korrupsionit.
Nuk ka kohe per te pertypur arrogancen e Rames e Gjiknurit ne Keshillin Politik, shqiptaret duhet ti vene shkelmin nje here e mire ketij sundimi qe i ka vjedhur edhe sigurine e jetes ne shtepine e vete.