TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas atentatit tronditës në ish stacionin e fundit të Tiranës së re, ku shpërtheu një mjet me tritol, Artan Hoxha, i cili është gjendur në studion e Abc News, ka bërë disa shpjegime spontane.
Duke qenë se nuk kishte ende informacione të sakta për ngjarjen, Hoxha ka filluar të shpjegojë se si vendoset tritoli poshtë makinave, sa i fuqishëm është tritoli, etj, etj.
“Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri.
Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe” tha Hoxha.