AKTUALITET, 15 Shtator 2020, 21:03

Shkon në dy numri i kalimtarëve të plagosur nga shpërthimi në Tiranë, një i mitur ka mbërritur në spital

Shkon në dy numri i kalimtarëve të plagosur nga shpërthimi

Një tjetër kalimtar është plagosur nga shpërthimi tek zona e ish-NSHRAK. Sipas gazetares së News24, Doriana Bezat, një i mitur 14- vjeçar ka mbërritur në spitalin e Traumës, kurse më parë ishte një italian që pësoi dëme nga shpërthimi.

Nga ana tjetër shënjestra e atentatit, Prend Gjini është i plagosur rëndë dhe po operohet. Kështu, bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i Benzit ‘A Class’ me targa AA 903 YG të Prend Gjinit ka shkuar në tre.

Ka dyshime të forta se atentati i ditës së sotme ka lidhje me një seri ngjarjesh kriminale dhe përplasjesh mes dy fiseve. Megjithatë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, duke folur nga vendi i ngjarjes, sqaroi për mediat se një nga pistat e hetimit është hakmarrja.