TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pedagogu Rezart Prifti, i cili tashmë është bashkuar me lëvizjen "Nisma Thurje", ka dhënë një intervistë për TV T.
Ndër të tjera, Prifti ka folur për darkën e disa prej aktivistëve të "Nisma Thurje" dhe Rudina Hajdarit, me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.
Ai ka thënë se gjatë bisedës me ambasadoren, ata kanë kërkuar garanci për numërimin e votave në zgjedhjet e ardhshme dhe u shpreh i bindur se do të marrin mbështetje nga ambasadorja, për këtë gjë.
"Ajo ishte një darkë informale, ishte shumë inkurajuese. U bë kohë, unë kam qenë shumë kritik ndaj të huajve, vazhdoj të jem akoma. Më kujtohet Konica kur shkruante se ne nuk duhet ta shohim zgjidhjen nga të huajt. E njëjta gjë është. Gëzoj respekt, për faktin që është e drejtëpërdrejt dhe nuk i bie gjatë. Këtu njerëzit kur duan të të thonë diçka i bien nga Kina.
Ne kemi një hall të madh për punën e zgjedhjeve, për mua procesi duhet të jetë ligjor apo jo ligjor. Ne do të shkojmë në shesh-betejë por aty janë barbarët, që i numërojnë, rregullojnë. Kjo ishte garancia që ne kërkuam dhe besoj se do të marrim mbështetje të madhe për këtë", u shpreh Prifti.
/TPZ.al/
VIDEO: