TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Junajtid ka vendosur të largojë Ole Gunar Solskjaer në verë, pasi ka kuptuar se në drejtimin e tij nuk do të ketë të ardhme dhe i nevojitet një teknik i profilit më të lartë. Sipas mediave franceze, në garë është jashtë çdo parashikimi edhe Tomas Tuhel i PSG-së, ndonëse ai është gjithmonë në diskutim te parisienët.
“Le10Sport” bëri të ditur se gjermani ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve pasi pavarësisht asaj që ndodhi, ka arritur të menaxhojë mirë yjet që ka në skuadër, një problem shumë i madh në vitet e fundit të Mançester Junajtid. Barcelona dhe Bajern Mynih interesohen gjithashtu për teknikun, rinovimi i të cilit me PSG varet vetëm nga ajo që do të arrijë me klubin në Ligën e Kampioneve.
Ndërkohë, dy emrat e tjerë kanë qarkulluar me kohë, pasi bëhet fjalë për Masimiliano Alegrin dhe Mauricio Poçetino. Shumëkush sheh këtë të fundit të favorizuar për faktin e thjeshtë se njeh shumë mirë futbollin anglez dhe nuk do të kishte nevojë të përshtatej. Klubi raportohet se ka vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e tyre, në pritje të vendimit përfundimtar për të ardhmen e Solskjaer që ka zhgënjyer si trajner i parë.