AKTUALITET, 12 Shtator 2020, 14:17

Tre javë luftë me koronavirusin, ndërron jetë mësuesi 44-vjeçar

Tre javë luftë me koronavirusin, ndërron jetë mësuesi


Është shënuar një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend.

“Balkan Web” raporton se ka ndërruar jetë një 44-vjeçar nga Pogradeci.

Viktima ishte mësues në fshatin Hudenisht të Pogradecit, ndërsa ishte infektuar me virusin e rëndë në Ohër, teksa ishte me pushime.

44-vjeçari kishte rezultuar pozitivë tri javë më parë dhe ishte shtruar në Spitalin Infektiv, ndonëse nuk kishte sëmundje të tjera, ndërsa sot mësohet se e ka humbur betejën me Covid-19,