AKTUALITET, 12 Shtator 2020, 12:04

“Burrë i qelbur..”, flasin banorët e Vërdovës, Blerim Bizgjoni dyshohet abuzoi seksualisht me 13-vjeçaren

“Burrë i qelbur..”, flasin banorët e Vërdovës,


Abuzimi me 13-vjeçaren nga Blerim Bizgjoni ka tronditur banorët e fshatit Vërdovë të Pogradecit.

Njëra prej tyre shprehet për Abc News se Bizgjoni njihej si njeri problematik dhe që abuzonte me vajzat e mitura.

“Njihet si burrë i qelbur. Jemi shumë të tronditur se kemi fëmijë. Ishte manjak për të mitur”, shprehet njëra prej banorëve të zonës.

Ndërkohë, një tjetër tregon se nuk kishte dijeni për ngjarjen e rëndë.

Blerim Bizgjoni u arrestua nga policia me akuzën e abuzimit me të mitura për shkak të denoncimit nga një 13-vjeçare, e cila tregoi para efektivëve të policisë së Pogradecit se ishte përdhunuar prej tij.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj dëshminë e vajzës në polici, e cila tregoi se mbahej afër nga Bizgjoni, i cili kishte abuzuar për herë të parë në muajin qershor.

E mitura tregon se ishte shoqe me vajzën e Bizgjonit, gjë të cilën autori e ka shfrytëzuar për të abuzuar me 13-vjeçaren.