AKTUALITET, 12 Shtator 2020, 11:32

“Isha shoqe me vajzën e tij”, trondit me dëshminë e saj 13-vjeçarja e abuzuar nga Blerim Bizgjoni në Pogradec

“Isha shoqe me vajzën e tij”, trondit me dëshminë e


Abc News ka publikuar dëshminë e 13-vjeçares së abuzuar seksualisht nga 46-vjeçari Blerim Bizgjoni në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Siç raporton gazetarja Lediona Xheladinaj, e mitura ishte shoqe me vajzën e përdhunuesit dhe shkonte shpesh tek shtëpia e saj.

Në mënyrë të përsëritur ai e ka ngacmuar edhe më herët, ndërsa dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në fillim të muajit qershor.

“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti“, ka dëshmuar 13-vjeçarja në polici.

Pas denoncimit të 13-vjeçares policia kërkuar bërjen e ekspertizën mjekësore për të vërtetuar abuzimin. Ekspertiza ka konfirmuar abuzimin ndaj vajzës.

Familjarët e autorit kanë kërkuar nga familjarët e vajzës së abuzuar që të tërheqë padinë ndaj tij.

Pritet që Bizgjoni të dalë para gjykatës në ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë.