TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngërç institucional mes prokurorisë, Policisë dhe Gjykatës, për shoqërimin e gjyqtares së arrestuar disa ditë më parë, Mimoza Margjeka, ka sjellë një tensionim mes saj dhe disa efektivëve të Policisë së Shtetit.
Mungesa e fletës së shoqërimit, të një policeje grua, kanë sjellë acarimin e saj pas pesë orë siç tha ajo, pritje për të nisur seanca gjyqësore.
Gjyqtarja Margjeka tha se kishte një vit që e priste arrestimin, pasi ajo nuk e njohu zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të bashkisë Durrës më 30 qershor 2019.
“Kanë harruar që unë sot kisha seancën. Nuk e dinin ku do më çonin, më sorollatën dhe më çuan në bodrum. Mua nuk më shqetëson arrestimi. Kisha një vit që e prisja arrestimin.
Gjatë shoqërimit tim nuk ka patur një police grua, siç e do procedura e policisë. Jam në pritje prej pesë orësh, ky shoqërim është i jashtëligjshëm,”-tha Margjeka.
Gjyqtarja: Kjo është e turpshme. Kam një vit që pres këta të vijnë të më arrestojnë. Kjo është ajo që prisja. Jam e qetë.
Pyetje: Çfarë do t’i kërkoni gjykatës?
Gjyqtarja: Do t’i kërkoj fillimisht të respektojnë ligjin dhe procedurën.