TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë nuk po qetësohet pasi pala turke është shprehur hapur se nuk do të heqë dorë nga kërkimet për naftë dhe gaz natyror në Mesdheun Lindor e për këtë arsye situata vijon të jetë e tensionuar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërcënuar sërish Greqinë duke thënë se turqit janë më të mëdhenj e për këtë arsye nuk mund t’i mundin dot.
“Jemi të mëdhenj për ju, nuk na hani dot.”- ka thënë Erdogan, por sëbashku me këtë deklaratë ai postoi në median sociale edhe një video ku bënte deklaratë vite më parë, shkruan media zyrtare turke, TRT.
“Keni përgatitur një sofër ujqërish. Ju dëshironi të na hani ne në atë sofër, por ne jemi të mëdhenj (llokmë e madhe) për ju, nuk na hani dot.”- thoshte Erdogani në këtë video.