TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekipi i mjekëve italianë të cilët trajnuan mjekët shqiptarë për dy javë në luftën ndaj Covid-19, janë kthyer në vendin e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Italiane në vendin tonë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ambasada shprehet se ky është fillimi i një rrugëtimi në të cilin do të punohet bashkërisht për të fituar sfidën ndaj Covid-19.
Postimi i Ambasadës Italiane:
Ekipi ynë shëndetësor kthehet sot në Itali pas dy javësh intensive pune në Shqipëri.
Ky qe fillimi i një rrugëtimi në të cilin do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të fituar sfidën ndaj Covid-19!
Mirupafshim dhe Faleminderit.