TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 79 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka rrezikuar që të mbytet në det.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të ënjtjeje në plazhin e Lungomares, shtetasi L. M., 79 vjeç, duke u larë në det dyshohet se ka rrezikuar të mbytet.
I moshuari është transportuar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 09:25, në plazhin e Lungomares shtetasi L. M., 79 vjeç, duke u larë në det dyshohet se ka rrezikuar të mbytet dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.