TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme ndërroi jetë si pasojë e Covid-19 mësuesi mirditor Gjon Kola.
Miqtë, kolegë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët, ndërkohë vlerësojnë mësuesin e ndjerë Gjon Kola.
Gazetari Gjergj Marku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Kola ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë pas dhimbjen për të gjithë familjarët e të afërmit, por edhe për të gjithë brezat e nxënësve që morën dije prej tij.
POSTIMI:
COVID shuan mësues Gjonin!… Mësuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dalë luftës ndaj Covid-19, që e kishte zënë prej disa kohësh. Ai ndërroi jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë, duke lënë në pikëllim familjen e tij të dashur, të afërm, kolegë dhe miq të panumërt.
Gjoni do të mbahet mend si mësuesi i përkushtuar dhe veprimtar shoqëror tepër aktiv, njeri i besës dhe i fjalës së drejtë, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshëm.
Mua më ka rënë ta njoh që para ’90-s në një pritje unike që më ka bërë me një grup studentesh të arteve nga Tirana, atje në kullën e tij bujare e mikpritese në Ndershenë të Oroshit, ku dhe ka lindur.
Qofsh i bekuar mësues Gjoni edhe në atë jetë!