AKTUALITET, 13 Gusht 2020, 10:35

29 vjeçari që u vetëvrā në spitalin Covid 2 ishte drejt shërimit

29 vjeçari që u vetëvrā në spitalin Covid 2 ishte drejt


Një i ri u hodh sot nga kati i tretë i spitalit Shefqet Ndroqi, ose siç quhet ndryshe kohët e fundit, spitali “Covid 2”. 29-vjeçari kishte pasur përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore nga COVID-i, por dyshohet se mund të jetë rënduar psikologjikisht, çka mendohet se është bërë shkak që ai të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

Mësohet se i riu po bëhej gati të merrte injeksionin nga infermierja në momentin kur është hedhur nga kati i tretë dhe ka gjetur vdēkjen e menjëhershme.

Nuk përjashtohet mundësia që 29 vjeçari të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.