AKTUALITET, 13 Gusht 2020, 11:38

Kërcënoi me ārmë zjarri dy punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, prangoset 39 vjeçari

Kërcënoi me ārmë zjarri dy punonjësit e Agjencisë


Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 39 vjeçar i cili ka kanosur me ārmë zjarri dy zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Radhimës.

“Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të akuzuar për kanosjen e dy zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Radhimë.

Sipas burimeve zyrtare, policia ka ndaluar shtetasin E. A. (Z.), 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 11.08.2020, në zonën e Radhimës, dyshohet se ka kanosur me ārmë zjarri dy punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.