AKTUALITET, 13 Gusht 2020, 12:49

12 emigrantë në makinë, pranga 28-vjeçarit nga Tirana

12 emigrantë në makinë, pranga 28-vjeçarit nga Tirana


Një 28 vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë pasi po transportonte në mënyrë të paligjshme 12 emigrantë.

Kapja e shtetasit me iniciale R.B u bë në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjet dhe një sasi lënde e dyshuar cānnabis sātiva.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, lënda narkotike dhe një celular.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë tek “Mbikalimi i Rinasit”, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.