LIFESTYLE, 30 Prill 2020, 22:24

Tragjike në Florida/ Brenda 16 ditësh shkatërrohet familja. Koronavirusi merr jetën e tre personave, mbetet gjallë vetëm vajza

Tragjike në Florida/ Brenda 16 ditësh shkatërrohet familja.

Një tragjedi e trefishtë ka ndodhur në Florida. Djali, nëna dhe babai i një familjeje kanë vdekur brenda 16 ditëve pasi ishin infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.

Mario Mayorga, 42 vjeç, pati ethe dhe kollë të thatë në mesin e marsit, dhe iu tha nga mjekët që të qendronte në shtëpi. Mirëpo gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua duke bërë që ai të shtrohej në spital dhe përdorte ventilator.

Pas infektimit të tij testi iu edhe familjes së tij ku rezultuan pozitiv e ëma, 72 vjeçe, babai po ashtu 72 vjeç dhe motra e tij 45 vjeçe Prindërit e tij, të cilët duhet të festonin 50-vjetorin e martesës dhe motra u shtruan gjithashtu në spital për shkak të simptomave të tyre.

Babai, Mario, vdiq i pari në 10 prill i ndjekur nga gruaja e tij, Esperanza, vetëm nëntë ditë më vonë. Djali i tyre Mario Jr. vdiq të dielën, dhe e vetmja që mbeti gjallë ishte motra.