TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në rrugën “Tagliata”, në Chiari të provincës së Brescias, në Itali.
Viktima është Meleqe Lusha, ndërsa djali i saj, Eduart Xhani, pas krimit është larguar nga banesa dhe më pas është vetëdorëzuar te karabinierët në Cremona.
Nënë e bir jetonin në të njëjtën banesë. Familja është me origjinë shqiptare, ndërsa 21-vjeçari ka lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.
Karabinierët kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivin e vrasjes. Për momentin, hetuesit nuk kanë bërë publike hollësi të tjera.