TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i njohur Gazmend Paja i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal ndaj Elton Tozajt, të cilin e akuzon për përndjekje, shpifje dhe fyerje.
Në kallëzimin e depozituar, Paja pretendon se Tozaj ka publikuar në rrjetet sociale, përfshirë TikTok dhe YouTube, disa video ku përmend emrin e tij dhe i atribuon fakte e sjellje që aktori i konsideron të pavërteta.
Sipas Pajës, në këto publikime janë përdorur edhe shprehje nënçmuese, të cilat, sipas tij, cenojnë nderin, dinjitetin dhe imazhin e tij publik e profesional.
Në dokumentin e dorëzuar në Prokurori, aktori pretendon gjithashtu se publikimet në fjalë kanë dëmtuar figurën e tij.