TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 36-vjeçar nga Shkodra, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar në Spanjë në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.
Policia e Shtetit bën të ditur se shtetasi me inicialet A.N., i lindur në Shkodër dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua pas informacioneve të siguruara nga strukturat policore dhe shkëmbimit në kohë të tyre me Interpol Madridin.
Në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas Policisë, 36-vjeçari dyshohet se në muajin mars të vitit 2022, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një subjekti në pronësi të shtetasit S.S., në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për të finalizuar procedurat e ekstradimit të 36-vjeçarit drejt Shqipërisë.