AKTUALITET, 2 November 2026, 19:30

Po kthehej nga shkolla me çiklomotor, ndërron jetë 16-vjeçari i aksidentuar në Lezhë

Po kthehej nga shkolla me çiklomotor, ndërron jetë

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor në Balldre të Lezhës.

Viktima, me inicialet A.X., ishte aksidentuar më 26 tetor, rreth orës 14:25, në aksin rrugor Balldre-Rraboshtë, teksa po kthehej nga shkolla me çiklomotor.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se i mituri ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Pas aksidentit, 16-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori ndihmën mjekësore. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë ditën e sotme.