BOTA, 8 November 2026, 10:19

Tragjedia në Krakov, makina ndalon në mes të kryqëzimit dhe 25-vjeçari hap zjarr ndaj kalimtarëve (VIDEO)

Tragjedia në Krakov, makina ndalon në mes të kryqëzimit dhe

Regjistrimi nga një kamerë sigurie tregon makinën e autorit teksa ndalon në një kryqëzim. Pak çaste më vonë, 25-vjeçari polak nxjerr armën nga dritarja e automjetit dhe qëllon në drejtim të personave që ndodheshin në zonë.

Të shtënat shkaktojnë panik të menjëhershëm. Njerëzit largohen me vrap për të shpëtuar, duke kërkuar vende ku mund të strehohen, ndërsa disa prej tyre rrëzohen përtokë.

Kliko këtu për videon.

Pamjet janë dramatike dhe tregojnë sekondat kur një rrugë e zakonshme shndërrohet në skenë dhune, me kalimtarët që përpiqen të largohen nga zona e rrezikut.

Videoja e kamerave të sigurisë po qarkullon si dëshmi e momentit të sulmit.