AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 17:28

Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija me 100 emigrantë, mes tyre edhe fëmijë

Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija me 100 emigrantë, mes tyre edhe

Të paktën 100 persona rezultuan të zhdukur dhe trupat e tre bebeve u gjetën pas mbytjes së një anijeje migrantësh në brigjet e Libisë, theksuan të mbijetuarit dhe rojat bregdetare. “Rreth 120 migrantë ndodheshin në bordin e barkës në momentin e mbytjes, që ndodhi rreth gjashtë kilometra nga brigjet libiane”, theksuan të mbijetuarit e drejtuar në rajonin e Al-Hmidiya, 25 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli. Gjashtëmbëdhjetë persona u shpëtuan.