AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 15:50

Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, Xhafaj mundohet të mbrojë rezultatet e këqija

Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, Xhafaj mundohet

Pas publikimit të raportit të DASH ku thuhej se qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore, ka reaguar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gjatë aktivitetit “Thirrja për veprim – Bashkë kundër skllavërisë moderne dhe trafikimit të personave”, ministri Xhafaj tha se qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa hapa kundër këtij fenomeni.

Ministri theksoi se kjo është një ndër prioritetet kyçe të qeverisë shqiptare, dhe se realizmi i këtij projekti kërkon bashkëpunim rajonal dhe kombëtar.

Më tej, ministri i Brendshëm shtoi se qeveria ka hartuar një plan kombëtar për vitet 2018-2020, i cili parashikon strategjitë dhe objektivat për të gjitha institucionet publike.

Parësore sipas ministrit Xhafaj, është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.