TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse sot kryetari i PD-së Lulzim Basha doli të sqaronte foton me vëllain e Alfred Vladit, njërit prej porositësve të “Toyota”-ve ku u gjetën 3.4 mln euro të padeklaruara, një tjetër version për ngjarjen e jep deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Në një intervistë për “BalkanWeb” me gazetarin Erjon Skëndaj, deputeti jep më shumë detaje se vetë kryetari Basha. Ai shprehet se fotoja për të cilën flet Balla është realizuar në ditën e 26-vjetorit të themelimit të PD-së kur çdo qytetar hynte e dilte në selinë e kësaj partie.
Ata kanë publikuar një foto që komprometon liderin tuaj, me vëllain e një prej personave të ndaluar për 3.4 mln euro në dy Toyota Yaris?
Salianji: Ne që jemi në politikë, mund të jemi kudo mes njerëzve. Ne bëjmë foto me persona që nuk i njeh. Foto e asaj dite më kujtohet është dita e hapur e PD me rastin e 26 vjetorit të themelimit të partisë. Të gjithë qytetarët hynin në seli.
BW