TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhani De Biazi është nga tre kandidatët më të mundshëm, për të marrë drejtimin e Polonisë, pas dështimit të kombëtares polake të futbollit në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rusi.
Janë mediet polake dhe ato italiane, që e bëjnë të ditur se 62-vjeçari, i cili falë aventurës së suksesshme në stolin e Shqipërisë, është favorit.
Sipas portalit italian Superscommesse.it, një tjetër motiv për të emëruar Xhani De Biazin ka të bëjë me “koloninë italiane” të lojtarëve të Kombëtares polake, ku 9 prej tyre luajnë apo kanë luajtur në Itali, dhe njohja e gjuhës italiane nga ana e futbollistëve do ta ndihmonte De Biazin të përçonte idetë e tij.
/TPZ.AL/