TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e shtetit shpërndau një video ku dy të rinj nga Erseka shfaqen duke tentuar të korruptojnë policin e rrugores me 20 mijë lekë të vjetra, para se të merrnin gjobë. Lapsi.al mësoi se njëri nga të rinjtë është kryetar i FRESSH në Ersekë dhe drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Pandi Cunge. 23 vjeçari ishte nën shoqërinë e drejtorit të Ujësjellësit të qytetit, Igli Radomit. Të dy drejtuesit e përfshirë në këtë akt korrupsioni janë emëruar dhe janë zgjedhje e deputetes Elisa Spiropali, e cila mban edhe detyrën e Koordinatores së bashkëqeverisjes me qytetarët.