TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjithkush e ka parë me çudi shfazimin e Erion Veliajt që ka pranuar ditët e fundit të marrë lehtësisht mbi vete etiketimet “racist”. Kryebashkiaku që jemi mësuar ta shohim gjithnjë përmes klisheve idilike, duke mbajtur në krahë një fëmijë rom, duke i servirur një supë të ngrohtë një gjysheje të moshuar, duke ngritur gosti në datëlindjen e një aktori të madh, papritmas shpërtheu në terma jo të zakonshëm për gjuhën e tij, dukë përbuzur “shpellarët”, duke i krahasuar ata me dëmet ë nazistët i bënë Tiranës dhe duke ironizuar të zbriturit në kryeqytet. Dhe dyshimet janë se këto nuk kanë të bëjnë me lapsuse të pandrgjegjshme. Me një dalje nga kornizat e imazhit të tij që imponohet publikut përmes kasetave të gatshme që shpërndan zyra e tij e propogandës.
Ato duhen parë në kuadër të një serie “provokimesh” që po zhurmojnë me breshëri që kur u hap afera e tenderimit të unazës së re. Ato duhen parë në sintoni me strategjinë e Edi Ramës për të nxitur debar rreth shembjes së shqiponjës që kryeministri e konsideroi se një horror estetik. Lapsi.al i ka parë në kete dinamike:

Pas këtyre provokimeve, të Ramës me disa statuse me radhë dhe të Veliajt në disa qendrime njëri pas tjetrit, shumëkush u mor me faktin se a i takon shefit të shumicës të jetë njëkohësisht edhe kryeesteti i shijeve të shqiptarëve. Të tjerë u turrën kryebashkiakut për ligjërimin e tij fashistoid dhe për përbuzjen e njrëzve në hall.
Në fakt, debati rreth asaj që po ndodh tek unaza e re u fokusua shumë tek këto aspeket, prodhoi shumë llafollogji dhe harxhoi shumë energji duke i zënë hapsirën një debat real. Atij se për ndërtimin e segmentit: Pallati me shigjeta – Unaza e re, janë tenderuar 40 milionë euro vetëm pëe 2.2 KM rrugë. Dhe më keq akoma se kjo gjë është bërë me një konkurencë fiktive dhe me një “garë” ku realisht kanë marrë pjesë vetëm klientët e pqrzgjedhur në oborrin e Ramës.
Pra, askush nuk na pengon pas zbulimit të këtij manipulimi, te mendojmë se ai kërkoi të fshehet nga një manipulim më i madh Hapja e debatit të provokuar nga Rama për shëmtinë e shqiponjës dhe atij të nxitur nga Veliaj, për shpellarët apo sinazistët e rinj.
Rilindasit tashmë e kanë sofistikuar metodën e mbivendosjes së debateve shterpë mbi ato reale që vërtiten rreth vjedhjeve apo kriminalizimit të tyre.
©Lapsi.al