TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në rrugët afër Tiranës trafiku është i rënduar, kryesisht në Thumanë–Fushë Krujë dhe në Vorë–Fushë–Krujë.
Në këto akse, radha e makinave shkon deri 5 kilometra. Shkak për trafikun e rënduar janë bërë punimet që po kryhen në urën në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, por edhe mungesa e standardeve rrugore të aksit Fushë-Krujë–Thumanë.
Ky trafik është shkaktuar edhe për faktin se ka vetëm dy korsi në këtë aks, një në vajtje dhe një në ardhje. Kaos shkakton edhe mungesa e patrullave të Policisë Rrugore, te cilat ne këto raste janë të domosdoshme për drejtimin e trafikut dhe evitimin e kaosit.
Kjo gjë ka sjellë vonesa të mëdha për këdo që udhëton nga veriu në drejtim të Rinasi, Durrësit apo jugut të Shqipërisë e anasjelltas.