TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është filmuar duke u dridhur sërish gjatë një takimi që ajo ka pasur me kryeministrin e Finlandës, incident ky që është i treti brenda muajit për të.
Në një video, të marrë nga agjencia e lajmeve Reuters, Merkel shihet duke u dridhur në të gjithë trupin e saj, ndërsa ishin duke u bërë nderimet ushtarake për kryeministrin finlandez Antti Rinne.
Teksa kamera kaloi pranë saj, Merkel bashkoi duart, e megjithatë i gjithë trupi i saj lëkundet në mënyrë të pakontrolluar.
Incidenti i parë me Merkel u shënua në 18 qershor, kur kancelarja u shfaq duke u dridhur teksa takoi Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenskiy, episode për të cilin zyra e saj e shtypit tha se kishte të bënte me dehidratimin. Po shumë shpejt u kuptua se problemet e zonjës së hekurt të Gjermanisë ishin shumë më të mëdha se mungesa e ujit.