AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 14:48

Sofija, aktivistja e guximshme e cila mbrojti bukëpjekësin shqiptar në Beograd

Sofija, aktivistja e guximshme e cila mbrojti bukëpjekësin shqiptar
Sofija Todorović nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut/BIRN në Serbi, është shembulli më i mirë i një aktivisteje. Sofija, e cila njihet për aktivizmin e saj të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo aspekt, ishte ndër të parat që i doli në mbrojtje bukëpjekësit shqiptar në Beograd – për ta mbrojtur atë nga turma e ultranacionalistëve serbë. Todorovic ishte ajo e cila e mbrojti Mon Gjurajn dhe familjen e tij. “Shteti qëndroi i heshtur ndaj kërcënimeve të cilat mu bënë, prandaj reagimi i Gjykatës është sukses i madh” tregon Sofija për mediet serbe. Më 3 maj, disa qytetarë të Beogradit dolën në mbështetje të Gjurajt, i cili atë ditë, në shenjë falënderimi, shpërndau byrekë falas. / KultPlus.com