AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 20:36

“Toyota Yaris”, Balla thirrje Bashës: Nesër të pres në gjyq

Përmes një postimi në Twitter, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha që të marrë  pjesë nesër në seancen e parë gjyqësore që zhvillohet në orën 09:30 tek Gjykata e Tiranës.

Balla ka  paditur Bashën për akuzat e këtij të fundit lidhur me 3.4 mln eurot e gjetura në dy automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit pak kohë më parë.

Deputeti i PS nuk kursen ironinë, teksa kërkon nga Basha të jetë pjesëmarrës në seancën gjyqësore dhe mos marrë raport mjekësor nëse nuk i del gjumi.

Statusi i Taulant Ballës:

Lulzim, ndjese nese je duke veshur pizhamat,po kisha merak se te zinte gjumi prandaj te shqetesoj per kujtese. Neser ne 9.30 kemi gjyqin per shpifjen tende,mos harro! Te pres te nxjerresh qofte edhe nje prove te vetme per akuzat e tua.Nese s’te del gjumi, mos merr raport mjekesor!