AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 17:54

Parlamenti Europian, “shuplakë” qeverisë, ja kur do të hapen negociatat

Parlamenti Europian, “shuplakë” qeverisë, ja kur do

Parlamenti Europian ka miratuar raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë, raport ky i miratuar me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.

Në raportin në fjalë, thuhet se PE ka mirëpritur progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, ndërsa kanë ngritur si shqetësim nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi.

Parlamenti Europian është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme, duke i dhënë kështu një shuplakë kryeministrit Edi Rama, i cili ka proklamuar vazhdimisht se negociatat do të hapen në muajin qershor.