AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 19:03

“Është një baba i dashur”, si e mbrojti gruaja shqiptarin e akuzuar për vrasje në Belgjikë

“Është një baba i dashur”, si e mbrojti gruaja
Një 40-vjeçar shqiptar në Belgjikë, që është i akuzuar për vrasje, ka dalë para Gjykatës dhe po përballet me akuzat e rënda.

Dje gjatë seancës së radhës gruaja e tij, kishte dërguar një letër që u lexua në gjyq.

Bashkëshortja e Erion.S. shkruante se ai është një baba i dashur dhe një burrë i mrekullueshëm.

“Bashkëshorti im është një burrë i mrekullueshëm dhe baba i dashur. Fëmijët e mi nuk kanë pranë babain e tyre dhe natën qajnë. Çdo mbrëmje ai na telefonon për të na pyetur si e kaluam ditën. Ne e vizitojmë çdo javë në burg. E dimë që ka bërë gabime, por unë e dua burrin tim”, shkruan në letër bashkëshortja e shqiptarit.

Erjon S. akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e një prostitute disa vite më parë në Itali dhe është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm. Pas krimit në shtetin italian, ai u arratis drejt Belgjikës ku krijoi një jetë të re duke marrë shtetësinë belge me emër të rremë dhe datëlindje të ndryshuar. 40-vjeçari jetoi në Geluwe ku u martua dhe u bë baba i tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë.