AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 16:56

Makina me drogë kalon në Qafë-Botë, kapet në Igumenicë

Makina me drogë kalon në Qafë-Botë, kapet në

Polica greke ka sekuestruar sot 115 kg marijuanë në Igumenicë, që thuhet se vinte nga Shqipëria.

‘BalkanWeb’ mëson se në pranga ka rënë një shtetas grek, i cili drejtonte mjetin.

Ky i fundit kishte lënë territorin shqiptar nga dogana e Qafë-Botit, ndërkohë që u ndalua në Igumenicë. Sakaq, operacioni në fjalë vijon ende.