AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 18:38

‘Babalja’, zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për çështjen ‘Babalja’. Në vendimin e gjykatës të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’ pasqyrohen dëshmitë e Fredi Alizotit, për të cilën u kërkua nga prokuroria masa ‘arrest me burg’, masë që u caktua edhe për Albert Veliun.

Ky i fundit është cilësuar si dëshmitari X, në audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj në pazare droge.

Në vendimin e zbardhur thuhet se Jetmir Olldashi nuk dorëzoi përgjimin origjinal, ndërkohë që motivet që i shtynë të hetuarit për ‘kallëzim të rremë’ janë të ndryshme. Sipas vendimit të Gjykatës, motivi i Olldashit lidhet me denigrimin e figurës së ministrit Xhafaj, ndërsa Veliu kërkonte të përfitonte azil për vete dhe familjarët.