AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 10:57

Torres zemërohet dhe zihet me gjyqtarin e ndeshjes

Torres zemërohet dhe zihet me gjyqtarin e ndeshjes

E shtuna nuk shkoi në mënyrë të përsosur për Fernando Torresit dhe klubin e tij japonez, Sagan Tosu, pasi gjërat u përkeqësuan edhe më shumë në momentin kur spanjolli filloi të zihej me gjyqtarin e ndeshjes, pasi skuadra e tij po humbiste ndaj Grampusit, me rezultat 4:0.

Në ndeshjen e parë të sezonit të ri të ligës japoneze, J1, Torres u ndalua në mënyrë të parregullt gjatë një kundërsulmi, mirëpo gjyqtari e akordoi një ndërhyrje për skuadrën kundërshtare.

Torresi u zemërua me këtë vendim të gjyqtarit, futbollisti shkoi drejt tij, pati përplasje verbale, më pas dukej sikur ngjarja do përfundonte në dhunë fizike, fatmirësisht ndërhynë bashkëlojtarët e tij.