AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 10:49

Kokainë dhe marijuanë, pranga 3 shqiptarëve në Itali

Kokainë dhe marijuanë, pranga 3 shqiptarëve në Itali

Karabinierët e Romës janë habitur ku gjatë një kontrolli të udhëtarëve në stacionin e makinave “Tibus” në Largo Guido Mazzoni kanë gjetur drogë.

Mediat italiane shkruajnë se në pranë kanë rënë dy shqiptarë, makina e të cilëve është kontrolluar rastësisht. Në bagazhin e mjetit policia gjeti 23 kg marijuanë të mbështjellë me letër celefoni, dhe të ndarë në disa pako.

Nga hetimet u zbulua se shqiptarët banonin në një apartament në Luca Ghini, zona Alessandrina, atje ku karabinerët gjetën anëtaren e tretë të grupit, një grua edhe ajo me origjinë shqiptare.

Nga kontrolli rezultoi se gruaja kishte në posedim 28 gr kokainë, ndërsa të fshehura në banesë u gjetën edhe 3,250 euro, që dyshohet ta kishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.