TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Identifikohet viktima në Durrës dhe autori i krimit të rëndë. Viktima është shtetasi Martin Ndreca, 45 vjeç, banues në lagjen Ish Kënetë.
Ndërkohë që autori është shtetasi Ndue Zefi 37 vjeç. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes rezulton se autori e ka qëlluar 45 vjeçarin me 5 plumba, pasi në vend janë gjetur 5 gëzhoja të armës.
Ndërkohë që një prej plumbave e ka kapur atë në shpatull.
“Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij”- thonë burimet e policisë.
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.