TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi nuk e vuan mungesën e Mauro Ikardit. Pasi fitoi në Europa League ndaj Rapidit të Vjenës, ekipi zikaltër iu imponua 2-1 në “San Siro” Sampdorias në javën e 24-t të Serisë A, duke dhënë një tjetër sinjal se sulmuesi argjentinas nuk është i pazëvendësueshëm në formacionin e Luçiano Spaletit.
Pas një ore lojë në ekuilibër të plotë, suksesi i zikaltërve erdhi brenda 5 minutave. Në minutën e 73-të golin e epërsinë e vendasve e shënoi D’Ambrozio, por 3 minuta më vonë Gabiadini, që kishte vetëm 25 sekonda në fushë, shënoi barazoi shifrat. Kundërpërgjigjja e skuadrës së Spallettit ishte e menjëhershme me Nainggolan, që realizoi golin e 2-1 me një goditje nga jashtë zonës në të 78-ën
Mori një goditje të rëndë në garën për zonën Champions, Lacio, që u mposht 2-1 nga Xhenoa. Badelj u dha epërsinë bardhekaltërve në fund të pjesës së parë, por skuadra e Simone Inxagit pësoi dy gola në pjesën e dytë, në të 75-ën me Sanabrian dhe në kohën shtesë nga Krishito.
Në dy takimet e tjera, Empoli mposhti 3-0 Sasuolon, ndërsa Udineze kaloi minimalisht (1-0) Kievon.