AKTUALITET, 17 Shkurt 2019, 19:44

Shehaj përkrah Bashën: Ky Kuvend u kap nga krimi para se të lindte

Shehaj përkrah Bashën: Ky Kuvend u kap nga krimi para se të

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, në një postim në Facebook mbështeti propozimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha, për djegien e mandateve.

"Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur, përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit", shkruan deputeti Shehaj.

Mesazhi i plotë:

"Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur, përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit. Prandaj qeverisja e sotme është në shërbim të krimit dhe okigarkëve dhe jo popullit dhe interesit publik. Po nuk patëm një parlament legjitim dhe të ndershëm nuk do ketë kurrë demokraci, liri dhe mirëqeverisje në Shqipëri.

Sa më shpejt ti japim mundësi shqiptarëve të votojnë në kushte të lira dhe demokratike".