AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 22:21

Topalli për Bashën: Diktator, kryetar i shitur

Topalli për Bashën: Diktator, kryetar i shitur

Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka komentuar zhvillimet në PD dhe vendimin e Luzlim Bashës për largimin e themeluesit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Gjatë një interviste në “Opinion”, Topalli e cilësoi Bashën një diktator, ndërsa tha se ai është i shitur.

“Nuk është kryetar i thyer, por i shitur”, u shpreh Topalli.

E pyetur nga gazetari Fevziu se si është e mundur që Basha arriti t’i largojë nga PD, ajo u shpreh: “Diktatorët nuk janë të paaftë”