TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jamarbër Malltezi, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike dhe lëvizjen që ai ka nisur në bazë.
Malltezi tha se ky përjashtim i Berishës ishte pika e fundit, në vazhdën e vendimeve arbitrate të Lulzim Bashës. Ai u shpreh me tone mjaft të ashpra, lidhur me mosreagimin e Bashës, pas vizitës së ambasadores Yuri Kim, në PD, çka sipas tij ishte shenjë e kapjes së Bashës.
"Përjashtimi i Berishës, ishte pika e fundit që zhbalancon gjithçka. I ka ngacmuar shumë demokratët. Me të drejtë, bashkëfolësit vunë në dukje që kishte vite që shkelej statuti. Ka patur në mënyrë të vazhdueshme vërejtje në forumet e PD për këto shkelje statuti.
Nuk kishim të bënim me demokraci, duhej të kishin reaguar shumë më tepër demokratët, njerëzit e lirë që nuk kanë frikë të thonë të vërtetat.
Fjalimi i fundit ishte i pritshëm, sepse ishin dhënë disa shenja hileqare.
Të vijë ambasadorja të të përdhunojë në seli dhe të mos dalësh, do të thotë se të ka kapur peng.
A të ka kapur në korrupsion, të ka kapur në marrëveshje me Ramen? Të të përdhunojnë dhe mos dalësh, është një shenjë", tha ndër të tjera Malltezi. / TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/09/16/a-e-solli-gruaja-juaj-argita-lulzim-bashen-ne-pd-si-pergjigjet-jamarber-malltezi/