AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 19:48

Berisha: Do të thërrasim Kuvendin me 1500 firma, me Bashën nuk ka fitore!

Berisha: Do të thërrasim Kuvendin me 1500 firma, me Bashën nuk ka

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga mbështetësit se si do të arrihet largimi i kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

“Çfarë synon kjo foltore?

Së pari, ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar, vjeljen e mendimit dhe qëndrimti të tij.

Së dyti, do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së këtyre firmave, ne do thërrasim Kuvendin Kombëtar, që është forumi më i madh i partisë.

Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike. Ne do i kërkojmë Kuvendit Kombëtar që për vendimin të shprehet çdo anëtar i PD me referendum në mbarë Shqipërinë,” tha Berisha.

“Me Bashën nuk ka fitore. Këtë do u themi demokratëve. Unë do u thosha: mos votoni kurrë humbës me motivin se është më i mirë se ai. Humbësi nuk të çon kurrë në fitore. Ky nuk të çon asnjëherë. Mos e bëni këtë gabim.

Unë dhashë dorëheqjen edhe pse isha i sigurt se ju çoja në fitore. Por besova dhe mendova se një tjetër do e bënte më mirë se unë dhe do ju çonte në fitore. Dhe ai tjetri duhej të jepte dorëheqjen. Prandaj duhet të jemi të palëkundur në këto norma,” tha Berisha.

[gallery columns="1" link="none" ids="568195,568194,568196,568197,568198,568192,568193,568200,568199,568201,568202,568154,568156,568155,568163"]