TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas ish-presidentit Bujar Nishani, lideri historik i PD Sali Berisha kërkoi sot falje publikisht në takimin me demokratët “sepse e ka mbështetur Bashën me heshtje”.
Nishani tha se Berisha do të rindezë një proces krejt tjetër në PD dhe theksoi se iu bashkua mesazheve të ish-liderit demokrat, për faktin që përputhet me shqetësimet që ka ngritur edhe grupimi për PD.
“Unë iu bashkëlidha atij takimi sepse përkon me shqetësimin që kemi katër muaj që po mundohemi ta përcjellim në opinionin publik. Interesin e PD e kemi konsideruar në këto momenti si interin publik në Shqipëri. Iu bashkëlidha mesazheve që Berisha ka bërë publik këto ditë për faktin që përputhet me shqetësimin tonë.
Unë nuk dua dhe nuk do të bëj sot akuzën politike, morale të Berishës dhe të askujt tjetër në atë parties pse mendoj se interesi shqetësimi është diku tjetër. PD për herë të parë në historinë e saj dështon në mënyrë të rëndë, mbetet në opozitë për 12 vite.
Humbja e radhës demostroi se ishte një parti e përcarë, drejt humbjes së identitetit.
Pas 25 prillit vijoi pa asnjë refleksion dhe mbërriti duke degraduar për cështje që kanë senisibilitet të madh. Berisha tha sot se kërkonte ndjesë publike, e tha këtë sepse e ka mbështetur Bashën me heshtje.
Ai do të rindëzë një proces në PD krejt tjetër. Kështu e kuptova unë. Unë nuk kam besuar që Berisha do ta bënte këtë, ai tha që do ta niste një proces të tillë. Ai e bëri dhe shumë mirë që e bëri”, tha Nishani.