AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 22:12

"Basha mori 12 milionë euro të thata"/ Arben Ristani: Ky njeri edhe kur humb, fiton!

"Basha mori 12 milionë euro të thata"/ Arben Ristani: Ky


Arben Ristani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për shkeljet statutore në PD. Madje, Ristani zbuloi se ndryshimet e statutit të PD, nuk janë depozituar fare në gjykatë, ndaj ligjërisht vendimet që merren janë nul.

Ristani foli edhe për "fitoret" e Lulzim Bashës në çdo zgjedhje, ku sipas tij, edhe pse humb, ai prap fiton diçka.

"Ka që nga viti 2005, asnjë ndryshim i statutit të PD nuk është çuar në gjykatë. Po ti hysh ligjit, të gjithë veprimet që kanë ndodhur tani janë të gjitha nul.  Në gjykatë, sipas statutit, kryetari i PD zgjidhet me përfaqësi. Edhe zgjedhja e kryetarit është nul. Po ti rrimë shtetit të së drejtës është kështu si po ju them unë.

Megjithatë, shumë mirë që katalizatori, miqtë tanë amerikanët nisën një aksion në këtë mes, që do zgjidhur kjo situatë. Kemi një kryetar që politikën e ka biznes, jo pasion dhe idealizëm. E ka thënë edhe Rama, që Basha edhe kur humb, fiton!

Vetëm zgjedhjet e fundit, ndërkohë që demokratët po hyjnë në katër vjeçarin e tretë të papunësisë, pra 12 vjet pa punë, në zgjedhjet e fundit, Basha thuhet se ka mbledhur rreth 12 milionë euro të thata. Nga donatorët, nga biznesmenët. Strukturave të PD, nuk i kanë çuar as karburant në këto zgjedhje. E kam nga brenda këtë, nga njerëzit e vetë. Kështu që ai edhe kur humb, fiton!

Kjo punë ka nisur për mbarë dhe shpersoj se do të ketë zgjidhje brenda PD". tha Ristani, duke komentuar përplasjen e Bashës me Berishën.

/TPZ.al/